Ish-veturat e të famshmëve janë duke u shitur rreth tre herë më shumë se sa vlera reale e tyre, derisa fansat paguajnë shuma të mëdha për t’i pasur veturat e famshmëve nën pronësi.

Një listë e veturave të cilat dikur ishin nën pronësi të të famshmëve është zbuluar dhe shihet se njerëzit janë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha për veturat të cilat lidhen me emra të mëdhenj.

“Auto Trader” ka zbuluar 10 veturat e më të famshmëve të cilat kishin dal në shitje në këtë sajt, dhe i ka krahasuar ata me çmimin e shitjes me vetura të njëjta por jo nën pronësi të të famshmëve.

Rezultati i kësaj liste ka zbuluar se një veturë që dikur ishte nën pronësi nga ndonjë i famshëm mund të shitje deri në 241 për qind më shumë, se sa një model standard.

 

Range Rover SE Vogue 2011 – Nën pronësi nga Katie Price u shit për 78 mijë euro, vlera reale rreth 23 mijë euro

Image

Rover SE Vogue 2013 – Nën pronësi nga Princ William u shit për 168 mijë euro, vlera reale 51 mijë euro

 

Image

Bentley Musanne 2012 – Nën pronësi nga Princ William u shit për 224 mijë euro, vlera reale 98 mijë euro

 

Image

BMW Seria 6 – Nën pronësi nga David Beckham u shit për 84 mijë euro, vlera reale 35 mijë euro

 

Image

Lamborhgini Diablo 1996 – Nën pronësi nga Jay Kay u shit për 616 mijë euro, vlera reale 313 mijë euro

 

Image

Bentley Continental GT Speed 2018 – Nën pronësi nga Cristiano Ronaldo u shit për 72 mijë euro, vlera reale 40 mijë euro

 

Image

BMW i8 2015 – Nën pronësi nga Wayne Rooney u shit për 72 mijë euro, e ai ka humbur rreth 50 mijë euro kur e ka shitur atë

 

Image

Bentley Continental 2006 – Nën pronësi nga Ryan Giggs u shit për 39 mijë euro, vlera reale 37.5 mijë euro

 

Image

Mercedes C63 2013 – Nën pronësi nga Jamie Vardy u shit për 42 mijë euro, vlera reale 31 mijë euro

 

Image

Rolls Royce Corniche III 1992 – Nën pronësi nga Michael Winner u shit për 78 mijë euro, e që ka humbur rreth 47 për qind të vlerës, pasi ai tani shitet për 149 mijë euro

 

Image