Rreth 600 serverë kompjuterikë të përdorur për të gërmuar monedha kriptografike, veçanërisht Bitcoin, janë vjedhur në Islandë përgjatë periudhës dhjetor 2017 – janar 2017.

Serverë u morën nga qendrat e të dhënave lokalizuar në afërsi të aeroportit Rejkjavik, dhe qytetit Borgarnes, dhe të paktën 10 persona janë marrë në pyetje. Dy islandezë të moshës 20 deri në 30 vjeç janë të dyshuarit kryesor të vjedhjes.

Sipas policisë, vjedhjet mund të jenë pjesë e një krimi të organizuar dhe se dyshohet se vjedhja është kryer me qëllim që pajisjet të përdoren për të minuar (gërmuar) Bitcoin.

Mirëpo, hetuesit ende janë në kërkim të pajisjeve të cilat thuhet se kushtojnë mbi dy milionë dollarë.

Aktualisht vlera e një Bitcoin, sipas CoinMarketCap, është 9,871.41 dollarë me një rënie prej 7.58 për qind në 24 orët e fundit.