Në çmimet BAFTA të pak ditëve më parë, është vënë re një detaj jo dhe aq i vogël i aktoreve më të famshme të botës; krehja e flokëve me vijë në mes.

Sfilatat që kanë nxjerrë modelet e reja të sezonit të ardhshëm të dimrit, kanë pasur gjithashtu modele me të njëjtën krehje flokësh…sepse është tendenca e momentit. Nuk është nevoja të jesh një yll që sfilon nëpër tapete të kuq për të pasur edhe ti krehjen më bashkëkohore.

Nuk ka rëndësi nëse i ke flokët e drejta, kacurela, me baluke apo me onde, vija në mes do të jetë për të gjitha!

Është krehja perfekte për të nxjerrë në pah një fytyrë ovale. Nuk është e nevojashme as të kriheni përditë te parukieri sepse vijën në mes mund ta bëni vetë, në shtëpi, sido që ta keni modelin e flokëve.

Ju kemi mbledhur disa fotografi të fundit të emrave më të njohur që janë përherë në gjueti të tendencave tër eja. Meqenëse është model i rehatshëm, bëjeni edhe ju!