Duket një 74 vjeçar është kthyer në makth për nusen e djalit të tij pasi e dhunonte psikologjikisht.Ajo e ka denoncuar në polici dhe për këtë ka mundur të marrë një urdhër mbrojtjeje.Sipas policisë 74-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike në banesë, ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B.D, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrri E.SH vjeç 74, banues Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.