Vitin e kaluar në Geneva Motor Show, Mercedesi pati prezantuar konceptin AMG GT, ndërsa sot kompania prestigjioze gjermane ka prezantuar zyrtarisht versionin serik të tij.

Emri zyrtari i këtij modeli të ri është Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe, dhe të parët mund ta shohin vizitorët e sivjetmë të panairit të veturave në Gjenevë.

Ky model sportiv vjen me 4 dyer dhe 5 ulëse, ndërsa për tregun amerikan ai do të jetë në dispozicion me 4 ulëse.

Po ashtu, AMG GT 4-Door Coupe tërheq vëmendjen me performancë të lartë dhe interierin luksoz, i cili përfshinë instrument-tabelën digjitale dhe ekran të madh.

Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe, ndër të tjera, karakterizohet me peshë të lehtë, materialet e lehta dhe me rrotat e pasme (tek versionet V8).

Sa i përket gamës së motorëve, në krye është Mercedes-AMG GT 63 S me motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo, me kapacitet prej 470 kW/630 kuajfuqi, pastaj është Mercedes-AMG GT 63 me të njëjtin motor por me kapacitet prej 430 kW/577 kuajfuqi, versioni mild-hibrid Mercedes-AMG GT 53 me motor benzinë 3.0-litër Turbo me gjashtë cilindra e 367 kW/429 kuajfuqi dhe me sistemin EQ Boost të Mercedesit i cili funksionon si starter-alternator (ofron shtesë 16 kW/21 kuajfuqi).

Versionet V8 kanë sistemin e deaktivizimit të cilindrave, ndërsa të gjitha versionet standarde vijnë me marshin automatik Speedshift me nëntë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Versioni me 630 kuajfuqi nga 0 deri në 100 kilometra në orë, arrin për 3,1 sekonda, dhe shpejtësinë maksimale deri në 314 km/h, ai me 577 kuajfuqi për 3,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h, si dhe versioni mild-hibrid për 4,4 sekonda dhe atë maksimale deri në 280 km/h.