Mozilla, Firefox Quantum ka një motor të ri CSS shkruar në gjuhën e programimit Rust të kompanisë dhe mund të funksionojë paralelisht në disa bërthama procesorike.

Ka kaluar kohë që kur jemi emocionuar për herë të fundit nga një version të ri të Firefox, por këtë herë do të jetë prej vërteti.  Firefox Quantum është risia e madhe që sapo ka ardhur  dhe pavarësisht se mund të jeni përdorues të Chrome, ja vlen t’i hidhni një sy.

Ndryshimi më i prekshëm është shpejtësia: Firefox Quantum është shumë më i shpejtë sesa versionet e hershme të Firefox. Ky është një hap i rëndësishëm duke ditur se shumica e PC-ve madje edhe telefonat kanë një proces me shumë bërthama.

Quantum gjithashtu ka disa specialitete siç është dhënia prioritet e disa tabeve në varësi të përdorimit të tyre si dhe përdor 30% më pak RAM sesa Google Chrome.