Volkswagen ka zbuluar çmimin e SUV të ri, Tiguan Allspace, i cili ka shtatë ulëse e që është version më i madh i Tiguanit standard.

Çmimin fillestar e ka 33 mijë euro.

Allspace ka debutuar në panairin e veturave në Detroit në 2017-ën, ku Volkswagen ka rritur rangun e saj të modeleve SUV.

Allspace është zgjatur për 215mm krahasuar me modelin standard të Tiguanit dhe është zgjeruar për 110mm, dhe si rezultat i kësaj ka 60mm hapësirë më shumë për këmbë në pjesën e pasme.

Tiguan Allspace ka 5 motor të ndryshëm për t’u zgjedhur, dy me benzinë dhe tre me naftë.

Modeli më i lirë me çmim fillestar 33 mijë euro ka motorin 1.4 litërsh TSI me benzinë që prodhon 148 kuaj fuqi, ndërsa është edhe ai 2.0 litërsh me benzinë që prodhon 178 kuaj fuqi ndërsa ka çmimin 40 mijë euro.

Motorët me naftë që të tre versionet janë 2.0 litërsh TDI, njëri që prodhon 148 kuaj fuqi, opsioni tjetër me 178 kuaj fuqi si dhe ai me 236 kuaj fuqi e që çmimin fillestar e kanë 36 mijë euro.