Një predhë që dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është zbuluar gjatë punimeve të rrugës në Voskopojë.

Predha është e përmasave të mëdha dhe ka shkaktuar panik tek banorët e zonës. Predha u zbulua gjatë punimeve të rrugës që të çon drejt Kampit.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia, e cila ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë dhe po kryen procedurat e mëtejshme.