Intervista ekskluzive e Shkumbin Mehmetit, dhënë të enjten për Zonën e Debatit në Klan Kosova ku flet për vrasjet e pasluftës ka tronditur opinionin publik kosovarë, sidomos familjet e viktimave.

E publikimi i këtyre të dhënave ka bërë që familjet e tre të vrarëve, Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, të reagojnë nëpërmjet një deklarate të përbashkët.Aty thuhet se dëshmia e Mehmetit ka nxjerrë në sipërfaqe dështimin e sistemit të drejtësisë në zbardhjen e vrasjeve dhe ndëshkimin e fajtorëve.