Xhaka pret vetëm fitore të shtunën kundër Tottenhamit.

Arsenali do të presë të shtunën në “Emirates” Tottenhamin dhe Granit Xhaka, thotë se derbi i Londrës duhet t’i takojë “Topçinjve”.

Xhaka thotë se këtë duhet ta bëjnë edhe për tifozët.

“Nesër është ditë e madhe, duhet të fitojmë. duhet të fitojmë për tifozët, për këtë fanellë për të gjithë”, ka deklaruar Xhaka.

Arsenali dhe Tottenhami do të përballen nga ora 13:30.