YouTube ka fshirë 150,000 video të fëmijëve të cilët janë bërë objektiva për komente nga grabitqarët e fëmijëve (pedofilëve). Kompania fshiu 270 llogari dhe largoi komente nga 625,000 video.

YouTube gjithashtu i hoqi reklamat nga 2 milionë video dhe 50,000 kanale, për t’i ndaluar këto kanale që të përfitojnë nga përmbajtja shqetësuese.

Polemika e YouTube për largimin e videove të dhunshme, që maskohen si video për fëmijë, filluan rreth një muaj më parë kur gazetarët dhe përdoruesit e YouTube filluan të vërejnë përmbajtjet e tyre, përmes asaj që kërkoni në videot për “fëmijëve” në  YouTube dhe rezultatet tronditen krahas videove normale.

Një raport nga BuzzFeed më pas tregoi se problemi i videove shtrihej përtej përmbajtjes dhe reklamimit në funksion të automatizimit të YouTube, gjë që i bëri përdoruesit të kërkonin “si të kesh s * x me fëmijët tuaj”.

Markat të cilat po reklamonin në videot për fëmijë që ishin të shoqëruara me komente grabitqare, seksiste përfshirë HP, Adidis dhe Deutsche Bank, larguan reklamat e tyre kur u zbulua lajmi.

Në fillim, YouTube premtoi të shtonte më shumë mbikëqyrje njerëzore për të zbuluar përmbajtje të papërshtatshme. Dhe më pas YouTube tha se i është drejtuar çështjes së automatizimit, dhe tani po fshin 150,000 video.