Sipas mediave serbe Kroacia i ka kërkuar dëmshpërblim për dëmet e luftës Serbisë. Sipas medieve, Zagrebi zyrtar i ka kërkuar shumën që arrin deri në 40 miliardë euro për dëmet e luftës së pas viteve ’90, që sipas tyre i ka shkaktuar Serbia.

Kurse nga ana tjetër opinionistët serbë deklarojnë se nuk është një gjë për t’u shqetësuar tani, por më vonë është e mundur që Kroacia të kushtëzojë Beogradin zyrtar me hyrjen në BE.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq i pyetur se a mund të bllokojë Serbinë për integrimet evropiane, tha se Kroacia ka një mundësi që përmes gjykatës ndërkombëtare të kërkojë dëmshpërblimin.