Viagra ka shpëtuar jetën e shumë çifteve këto 20 vjet dhe duket se nuk do zhduket kurrë nga tregu.

Megjithatë, edhe nëse nuk zhduket, ajo sigurisht mund të ndryshojë. Dhe një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi, kur një formë e re e viagra-s është shpikur.

Shkencëtarët kanë shpikur një version të ri të pilulës ngjyrë qielli e cila mund të merret nëpërmjet lëkurës dhe jo më nëpërmjet gojës.

Kjo mënyrë e re shoqërohet dhe me përfitime të tjera duke qenë se efekti i saj do shfaqet më shpejt dhe do zgjasë më shumë, deri në 10 orë.

Medikamenti mund të aplikohet në pjesë në sipërme të krahut ose në pjesën e barkut.

Fillimisht ai u testua mbi minjtë, për të parë sesa efektiv do jetë.