Mark Zuckerberg delivers the keynote address at Facebook’s F8 Developer Conference on April 18, 2017 at McEnery Convention Center in San Jose, California. The conference will explore Facebook’s new technology initiatives and products. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Vendimi i Mark Zuckerbergut për të vënë në prioritet postimet e familjarëve e shokëve mbi përmbajtjet tjera në murin e Facebook-ut i ka kushtuar atij një pasuri ‘të vogël’.

Shefi i rrjetit social më të madh në botë ka humbur 3.3 miliardë dollarë të vlerës së tij neto, raporton Bloomberg.

Aksionet e Facebook-ut kanë rënë për 4.5 për qind të premten, transmeton tch.

Zuckerberg, si pasojë e ndryshimeve, tashmë vlen ‘vetëm’ 72.4 miliardë dollarë.

Tani Zuckerberg renditet i katërti në listën e më të pasurve të botës, pas miliarderit spanjoll Amancio Ortega që renditet në të tretin, Bill Gates në të dytin si dhe shefit të Amazon Jeff Bezos që zë vendin e parë në botë.