Njëra prej grave që u gjet e vrarë në një banesë në Hausen AG të Zvicrës, raportohet të jetë bashkëshortja e 54-vjeçari nga Kosova që u arrestuar si i dyshuar kryer për krimin që ndodhi në kantonin e Aargaut.

Dy gratë u gjeten të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi kosovarin në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin. Mësohet se kjo e fundit, 38-vjeçare ishte gruaja e të arrestuarit.

Policia e kantonit të Aargaut, deri më tash ka konfirmuar krimin dhe arrestimin e një të dyshuari, po nuk ka dhënë detaje për gruan tjetër që u gjet e vrarë në banesën që e kishin me qira i dyshuari dhe viktima tjetër, në Hausen AG të Zvicrës.