Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), ka treguar se kur do të kthehet flamuri kombëtar i cili ka qenë i vendosur “Te Rrethi”.

Mehmetaj kishte postuar disa foto dhe video të flamurit kombëtar “Te Rrethi”, me ç’rast ka marr një numër të madh komentesh nga qytetarët për flamurin, teksa ka shfrytëzuar rastin t’ia kthej komentet do të tregoj se a do të kthehet sërish flamuri në vendin ku ka qenë më herët.

Ai ka shkruar se flamuri do të kthehet më 19.02.2018, dy ditë pas ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tema rreth heqjes së flamurit kombëtar dhe vendosjes së atij shtetëror ka ngjallur mjaftë debat.

Gjatë natës së mbrëmshme është dashur të intervenoj Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit për ta vënë flamurin shtetëror “Te Rrethi”. Mirëpo këtë e kanë kundërshtuar qytetarët e Prishtinës.